AKU gjobit me 26 mln lekë dy subjektë si dhe bllokon dhe heq nga tregu 31.2 ton kripë me nivel të ulët jodi.
Në përmbushje të misionit të saj, për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, me në fokus parandalimin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se vijon monitorimin/kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi nga Operatorët e Biznesit Ushqimor (OBU).
Së fundi, nga kontrolli i ushtruar në dy subjekte kryesore tregtuese të kripës në vend (“Eurolab” dhe ”N&N”), u konstatua gjendje e produktit “kripë” me nivel jodi nën normën e lejuar. Në këto subjekte, për mospërmbushjen e kërkesave ligjore për tregtimin e kripës ,u mor masa administrative “Bllokim” për sasinë 31.2 ton dhe masa administrative “Gjobë” në vlerën totale prej 2,6 milionë lekë.
‘Siguria ushqimore është prioritet i punës sonë, prandaj mbetemi të vendosur për të mos toleruar asnjë subjekt, i cili në kundërshtim me ligjin tenton të cënojë shëndetin e konsumatorëve. Me ndryshimet në Kodin Penal do të ashpërsohen masat ndëshkuese, duke përfshirë edhe dënimin me burg ndaj kujtdo që tenton të vendos në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKU-t!








