Ti diçka kërkon prej meje
Unë prej teje, diçka kërkoj.
Ndjenjat të prekin fillin e fjalës,
Si prek pulëbardha mëndafshin e valës.
E ndjeja atë fjalë,
që prisja prej teje.
Të dua:- Më the,
dhe erdhe drejt meje!

AJO, FILM BARDH E ZI
Ajo, film bardh e zi,
Ai, ylberi pas mallit pikturuar.
Ajo, lot, çadër, shi…
Ai, buzëqeshja diellit harkuar.
Ai, heshtje lodhur larguar,
Ajo, balerinë harresash.
Ai, refren monoton vetmie…
Ajo, trendafil vuajte e shpresash!

Nuk dita ti flas Hënës dy fjalë.
Nuk dita ti flas Hënës dy fjale,
Edhe pse shpesh e kam fotografuar.
Një herë mbulluar fytyrën me re,
Tjetër herë komplet zbuluar!
Gjysëm nuk dua ta shoh,
Zemër kafshuar qiellit lënduar.
E rritet ditëve e plotë.
E pret prapë për tu harkuar.

S’do jem as unë, as Ti s’do jesh.
Dhe unë e di këtë, dhe Ti e di,
S’do jem as unë, as Ti s’do jesh.
Ajo moshë që shkoi me hiç u fshi.
Ajo që iku, me harresë u vesh.
Ç’do të bëjmë sot, a s’më thua,
Do të qajmë tē shkuarën, unë e Ti?
Jo i dashur, një trill rinie sapo u zgjua.
Ka akoma kohë pēr dashuri!

Ç’ti them detit që lëpin bregun
Ç’ti them detit që lëpin bregun,
Fjalë mbytur mbetem pa u zhytur,
Shpirti, tallaz ëndrrash dërmuar.
Shpresa, pulëbardhë qerpikut ndaluar!
Ka kujtime, që nuk shkruhen në rërë…
Si anije, që s’gjejnë port kurrë!
Ka udhëtime, që s’mjafton një det i tërë…
E të tjerë, ku fari çuditërisht jam unë!
—————————

Mendimet bërë qull me shi
Mendimet bërë qull me shi,
Vrapojnë te futen nëpër streha,
Po brenda meje gjendesh Ti.
Nga fryma jote keq u deha!
….
Ashtu të dehur rrimë gjatë,
Mbështetur kokën gji më gji.
S’dallojmë në është ditë a natë,
Në është diell, a bie shi.
