E dashtun Dekë!
T’dú fort,
se fort e dú Perden,
qi ti e kqyrë…
Lumja ti për vedi!
E di se je ma ngat se krahòli qi deshim!
E di qi knéllesh,
túj na kqyrë si bajmë hòr nafakën tanë.
Ti ngijesh tùj keshë,
zgiedhë
e i ulë k’sulën tande Jet’s,
sojnike si ti,
se fort ma shumë se na din…
E na prrallisim dekikat tanë,
qi dallash nimrohen,
prej se lemë…
Me ta thânë të drejtën e shpirtit
edhe mâ,
ti je ma e vërteta,
n’ftyrë t’tok’s,
veç Zotit tem!
Total 0 Votes
0
0