Më herët kishte një të njoftim së policise se Tiranes e cila ne nje deklarate te saj nuk merrte persiper mbarvajtjen dhe sigurine e ndeshjes Partizani-Vllaznia. Sipas saj mund te kishte perplasje te tifozeve te Partizanit dhe atyre te Tiranes te cilet keta te fundit nuk lejojne te zhillohen stervitje dhe ndeshje te ekipit te Partizanit ne ambjentet e stadiumit Selman Stermasi.
Me anë të një njoftimi për mediat, policia njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra si më poshtë: Në stadium nuk do të lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha, çelësa metalikë, sende të tjera të forta.
Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:
Rruga “Emin Duraku”, Rruga “Gjin Bue Shpata” dhe rruga përball stadiumit “Selman Stërmasi”.
Gjatë lëvizjes të tifozerive përkatëse nga pika e takimit deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të bëhet shoqërimi i tyre nga policia, për të shmangur incidentet e mundshme.
Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 – vjeç të pa shoqëruar nga prindërit.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur, sërish të shoqëruar nga policia.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë angazhuar 261 forca policie dhe 5 grupe të FNSH.
Policia kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të ekipeve dhe tifozerit respektive për bashkëpunimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv sa më normal dhe të qetë.
Takimi Partizani – Vllaznia është i vlefshëm për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.