Aktualitet

Protestuesit: Banda e narkoshtetit duhet larguar!

KAON

Shqiptarë të ardhur nga diaspora i janë bashkuar protestës së 28 Nëntorit në Sheshin Skënderbej. Mes tyre është edhe një qytetar që ka udhëtuar nga Athina drejt Tiranës, i cili shprehet se shpreson që manifestimi i sotëm të shënojë një pikë kthese për Shqipërinë.

Në një prononcim gjatë protestës, ai tha se shqiptarët duhet ta shndërrojnë vendin në atë që meritojnë, ndërsa përsëriti thirrjen e protestuesve: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ai tregoi gjithashtu se edhe në Athinë, shqiptarët e diasporës kanë organizuar protesta çdo javë përpara ambasadës, me shpresën se përmes qëndresës do të sjellin ndryshimin që kërkojnë për vendin.

“Shpresojmë që dita sot të jetë dita e çlirimit, të shndërrojmë Shqipërinë në atë që meritojmë. Thirrja jonë është: Rama në burg, Berisha në burg. Edhe në Athinë kemi bërë çdo javë protesta përballë ambasadës. Shpresojmë t’i sjellim Shqipërisë atë që meriton. Jemi sot këtu sepse ëndrra e viteve ’91 nuk është realizuar. Çfarë pretendojmë sot, ka njerëz që mendojnë se ishim më mirë në diktaturë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një tjetër protestues ngriti shqetësimin për situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” dhe duke kërkuar largimin e asaj që ai i quajti banda.

Sipas tij, një nga problemet më të mëdha është largimi i të rinjve, të cilët, siç u shpreh, po rriten me idenë se duhet të largohen nga Shqipëria.

“Një narkoshtet, banda që duhet larguar. Të rinjtë sot rriten me idenë që të largohen nga vendi”, deklaroi protestuesi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?