Futet në rend dite lirimi nga detyra i kreut të AKEP, opozita kundërshton
Është futur në rend dite sot në kuvendi lirimi nga detyra i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala.
Kjo u bë me propozim të Taulant Ballës, ndërsa pati reagimi nga PD, pasi siç tha Berisha nuk mund të kalohet pa dëgjuar një kundër nga opozita. Ndërkohë Peleshi iu përgjigj se në kohën e propozimit nga Balla, nuk pati kërkesë nga opozita për të folur.
Kujtojmë se Sala u largua nga kjo detyrë pak ditë më parë, ndërsa deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri, detyra do t’i besohet anëtarit më të vjetër të Këshillit Drejtues të AKEP-it, i cili do të komandohet përkohësisht në krye të institucionit.
Total 0 Votes
0
0
