Bota

Protesta të dhunshme në Francë, i vihet flaka Bashkisë së Bordosë

Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri mbrëmjen e djeshme, pasi nëj valë e madhe protestash shpërtheu në gjithë vendin, pas vendimit të qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, me 119,000 në Paris, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.

Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u përpoq të shuante çdo shqetësim përpara udhëtimit të Mbretit, duke thënë të enjten në mbrëmje se siguria “nuk përbën asnjë problem” dhe monarku do të “mirëpritet dhe do mirëpritet mirë”.

Në Paris, demonstratat përgjithësisht paqësore panë përleshje të herëpashershme të policisë me rebelët e maskuar të cilët thyen xhamat e dyqaneve, demoluan mobiljet e rrugës dhe sulmuan një restorant McDonald’s, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?