BotaRajoni

Lum me komente negative teksa Erdogan u shpërndan para në dorë fëmijëve (VIDEO)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të hënën rajonin e goditur nga tërmeti i Antiokisë, por një veprim i tij ngjalli reagime të forta në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video të publikuara në rrjet, ai shpërndante para për fëmijët që prisnin mes turmës në provincën juglindore të vendit.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, teksa komentuesit e kanë cilësuar këtë si një gjest të “turpshëm”.

Lëvizja e Erdogan erdhi menjëherë pasi ai kërkoi një “falje” nga qytetarët e zonës, duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në ” dy ditët e para” të lëkundjeve të mëdha dhe shkatërrimtare.


 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?