Aktualitet

Ismet Drishti: Një dedikim të bijës për ditëlindje

Çdo prind e ka princeshë të bijën e princ të birin.
Sot në datëlindjen e Siborës sime nuk do i them princesha e babit, nuk do i them u bëfsh 100 vjeç, nuk do i them të dua por do i them:
Ti je gëzimi im, krenaria ime, lumturia, një nga arësyet që jetoj, qetësia e prehja. Më fal babush, me fal që dita nuk ka 100 orë që të rri më shumë me ty, që të qesh më shumë me ty, që te lumturohem pa fund me ty, që të jem me ty edhe në hapin më të parëndësishëm që ti hedh.
Ti je qeshja e syrit tim e flladi që përzë çdo re mërzije.
Të dua pa fund e ëmbla ime, e mira, e vogla e madhe.
Unë sa të kem frymë do përgjoj hapin tënd.

Fotografia e Ismet Drishti

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?