Aktualitet

Veliaj sulmon Mynyr Konin: Mbledh 5 mijë lekshat e nuseve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak po diskutohet çështja e Kopshtit Botanik, që i ka kaluar në pronësi bashkisë, ndërsa Universiteti i Tiranës e kundërshton një vendim të tillë.

Sakaq, Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Mynyr Koni mbledh 5 mijë lekshat e nuseve që bëjnë foto tek Kopshti Botanik.

 “Që Mynyri të marrë 5 mijë lekshat e nuseve…Kam një pyetje kur u mblodh senati me të njëjtin zell për një shpikje të madhe që ka bërë shkenca, këta mblidhen vetën për pronat, për tenderat, për lekët e nuseve për fotografitë e nuseve të Kopshtit Botanik. Jam takuar disa herë me Mynyrin, jemi përqafuar. Ata do të kenë mundësi që të bëjnë shkencë, eksperimente aty. Ne kaluam të njëjtën peripeci, u bëmë gaz i botës te Bujqësori .  .“, tha Veliaj.

“Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës. Këta që ju keni vite jete sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti, këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijëlekshave të nuseve, ju garantoj ata qe duan te bejne shkence që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkence e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie.

Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazh që mirëpret studentët. Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet. Kopshti botanik s’është monopol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”, shtoi Veliaj. 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?