Aktualitet

Video/ Afrim Qëndron nuk e lënë të futet në ARRSH

Një ditë më parë u raportua për furtunën që u bë në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ku u larguan nga puna 11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese. Pjesë e listës së shkarkimeve ishte dhe ish-drejtori i këtij institucioni, Afrim Qëndro, i cili mbante aktualisht postin e drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Po ashtu janë shkarkuar nga posti edhe shefja e shpronësimeve, ajo e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe ai i sigurimit të cilësisë.

Por këto largime nuk janë pritur dhe aq mirë, ndërsa në këtë video tregohet dhe përplasja që Qëndro dhe të larguarit  e tjerë kanë pasur me punonjësit e sigurisë të institucionit, që fillimisht nuk i lejuan të futeshin brenda.

Të gjithë punonjësit janë shkarkuar brenda ditës, me motivacionin mungesë besimi dhe paaftësi në punë. Po ashtu paralajmërime dhe vërejtje kanë marrë edhe një pjesë tjetër e punonjësve. /G.F Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?