Aktualitet

Rama: Taksë dhe për banorët rreth Rrugës së Kombit

Rama ka theksuar në Kuvend se banorët e zonave ku kalon Rruga e Kombit nuk do të përjashtohen nga taksa e rrugës.  I vetmi përfitim ndryshe për ata do të jetë karta që do t’u jepet përdoruesve të shpeshtë, të cilët do të kenë një farë uljeje.

“Ministri ngriti një shqetësim për banorët e zonës, – tha Rama në Kuvend, duke iu referuar Gjiknurit. –  Nuk ekziston në asnjë vend të planetit përjashtimi i banorëve sepse ata janë përdoruesit! Po në autostradën Tiranë – Durrës, mos duhet të përjashtohen banorët?! Pra, i bie të përjashtohet e gjithë Shqipëria!

Ndërsa për përdoruesit e shpehtë ne do të kemi zgjedhje me karta ku do të paguajnë jo shumën e të gjihë udhëtimeve që bëjnë bazuar në tarifat fikse, por një tarifë më të ulët dhe kjo është forma që përdor bota dhe do të përdoret edhe këtu. Nuk ka asnjë kërcënim për askënd, por do të kemi më në fund një Rrugë Kombi që do të shkojë duke  përfunduar e nuk do të rrëshkasë çdo stinë e nuk do bien gurët nga lart dhe ne nuk do lutemi që guri të mos i bjerë në kokë ndonjë përdoruesi.”

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?