Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset familja prej 4 anëtarësh
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Mollajt.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi me iniciale F. M., ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre.
Të katër personat, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjeret, kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Total 0 Votes
0
0
