Raiffeisen Bank/ Dy punonjës zbulojnë mangësitë e sistemit dhe vjedhin shuma të konsiderueshme
zbuloi se po të transferoje para nga një llogari te disa të tjera, sistemi nuk të thoshte “jo”. Paratë mund të tërhiqeshin nga personat që u shfaqeshin këto transferime, ndërsa llogaria që kishte bërë “dhuratat” shihej vetëm kohë më pas se ky veprim ishte kryer. E gjitha një anomali elektronike e platformës digjitale të Raiffeisen Bank në Shqipëri.
Këtë të metë, R.Z e kishte diskutuar si “pa të keq” me një shokun e tij, E.M, edhe ky djalë i shkathët që e njihte goxha mirë sistemin bankar, pasi kishte punuar për mikrofinancën Kredo.al.
Për të mos rënë në sy, duhej të zhvateshin shuma të vogla që dërgoheshin nga një llogari në dhjetra të tjera të ndryshme. Për këtë mendoi E.M, që kishte gati “qelizat” e mikrokredive, me njerëz që nuk e kishin problem të dorëzonin kartat e identitetit për të hapur llogari banke kundrejt një shpërblimi të vogël. Nëse në llogari shfaqeshin 400 euro, 100 i merrte ai që bënte tërheqjen.
Por “Ali Baba” dhe 40 hajdutët filluan të bien në sy, sepse llogarive filloi t’u vinte era.
Një listë me më tepër se 40 persona dorëzoi Raiffeisen në polici, ku kërkon hetime dhe arrestime për grabitjen që i është bërë në orët e vona të natës, nga Ali Baba me tablet në dorë. Dhe jo një herë, por me dhjetra.
Banka pretendon se është mashtruar dhe keqbërësit duhet të futen në burg.
Policia hesht, Raiffeisen hesht, Banka e Shqipërisë hesht për këtë ngjarje që duhet të tregohej dhe të ndahej me publikun, që të paktën ai të rrijë zgjuar, nëse banka e tyre fle. /Kontrast.al
