Balla: “Jo vetëm Irani dhe fqinjët, por këtu është përfshirë edhe Kremlini”
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha sot se jo vetëm Irani dhe vendet fqinje, por edhe Kremlini është i përfshirë në destabilizimin e Shqipërisë.
“Ky Kuvend deri në maj 2029 do ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe grupi i PS do ti qëndrojë besnik 857 mijë votave që na kanë sjellë këtu. Dënojmë aktet e dhunës të inspiruar dhe të frymëzuara nga individë kriminalë, të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi qëndruar qytetarëve vetëm pak prej tyre që janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, në aktivitet kriminal të grabitjes dhe dhunës. Së fundmi një individ nga Lezha, Anton Frroku, që është një ndër profilet e banditizmit të kësaj proteste, sot është në kërkim nga policia për dhunë brenda familjes…i kërkoj policisë që këtë individ ta gjejë menjëherë dhe tua tregojë flamingove dhe organizatave që të distancohen. Tre punonjës policie janë të gjakosur dhe ky Kuvend nuk mund të rrijë pa i thënë çdokujt që kush ngre dorën kundër policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit”.
