Axhami: Këto protesta po shprehin refuzimin qytetar ndaj një realiteti të deformuar ndër vite
Kryetari legalist, Shpetim Axhami ka reaguar ne lidhje me protestat e fuqishme qe kane mberthyer vendin.
Axhami: Protestat qytetare brenda e jashtë vendit përfaqësojnë një thirrje të qartë për mbylljen përfundimtare të kapitullit të gjatë të tranzicionit.
Këto protesta po shprehin refuzimin qytetar ndaj një realiteti të deformuar ndër vite, ku pluralizmi politik shpesh u përdor si fasadë, ndërsa shteti dhe interesi publik u dobësuan sistematikisht.

Emëruesi i përbashkët i të gjitha grupeve në protestë, nga konservatorët tek ambientalistët është largimi i kësaj qeverie korrupsioni. Partitë e majta, qeverisjet e deri sotme, e kanë dobësuar familjen dhe kanë penguar zhvillimin e vendit përmes keqqeverisjes së tyre dhe kapjes së institucioneve.
Sot jemi përballë një momenti që kërkon maturi dhe përgjegjësi. Nëse energjia qytetare që po shfaqet sot kanalizohet drejt ndryshimit të vërtetë, atëherë mund të shënojë fillimin e një epoke të re politike dhe shoqërore.
Qytetarët meritojnë më shumë. PLL është e gatshme të luajë rol të saj në ndërtimin e një platforme politike për të pasur zgjidhje të drejtë, zgjedhje të lira e të ndershme në funksion të një qeverisje në interes të qytetarve dhe për të bërë shtetin tonë një shtet të së drejtës si edhe duhet.
Total 0 Votes
0
0
