AktualitetPolitike

“Palaço, hajdut”/ Përplasje verbale me ministrin Malaj, Shehaj

KAON

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar nga seanca plenare.

 

Kjo erdhi pas debateve të forta verbale që ai shkëmbeu me ministrin Petrit Malaj.

Malaj i kërkoi Shehajt, që t’i japë disa sqarime qytetarëve shqiptarë për pasurinë e tij.

“Cila është lidhja jote, e bashkëshortes tënde apo e vëllait tënd me kompanitë Intercom Data Service apo North Wind?” pyeti ai.

Ndërkohë Agron Shehaj iu përgjigj kështu ministrit Malaj: Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, palaco, hajdut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?