AktualitetPolitike

Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

KAON

Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD.

Gjatë fjalës së tij, që këtë vit u zhvillua në Durrës, Berisha ngriti shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për manipulim zgjedhor, kapje të shtetit dhe lidhje me krimin e organizuar.

Lideri i opozitës deklaroi se vendi po rrëshqet drejt një narkoshteti dhe i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së të rishikojnë qasjen ndaj qeverisë Rama.

Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por kërkoi që procesi i anëtarësimit të bazohet vetëm në merita, reforma reale dhe respektimin e standardeve të BE-së, duke kundërshtuar çdo lehtësim të kritereve për arsye politike apo lobingu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?