Meta dhe Kryemadhi në GJKKO/ Ish-presidenti dhe avokati i tij kërkojnë transmetim ‘live’ të seancës.
Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Pjesë nga diskutimi në sallë:
Avokati i Metës: Kam kërkesë paraprake. Kam bërë kërkesë juve një javë më parë për sa i përket kafazit të xhamtë. Ua kam bërë edhe ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit s’ia kam bërë, se është kot.
Ndërhyn gjykata dhe i tërheq vëmendjen.
Avokati: Konventën Europiane e përdorni kur ju duhet.
Meta: Unë kërkoj ta rishikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Ne kemi këndvështrimin tonë kur vjen puna te kjo çështje. Do t’ju lutesha të shikonit edhe raportin e OSBE/ODIHR-it, ku thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.
Qeveria është e prirur t’i deformojë faktet. Në këtë mënyrë, populli nuk do të ketë mundësinë të shohë të vërtetën. Këtë çështje s’e kërkoj për veten time, për shkak të funksioneve që kam pasur, por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.
