Presidenti i Iranit flitet se ka kërkuar dorëheqjen
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, raportohet se ka kërkuar të japë dorëheqjen, duke argumentuar se ka humbur autoritetin dhe ndikimin brenda sistemit qeverisës të vendit.
Sipas raportimeve, Pezeshkian i ka komunikuar zyrës së Udhëheqësit Suprem se ai dhe qeveria e tij janë përjashtuar nga proceset kryesore të vendimmarrjes, çka e bën të pamundur ushtrimin e përgjegjësive që i ngarkon posti.
Kërkesa e raportuar për dorëheqje vjen në një moment kur po shfaqen gjithnjë e më shumë shenja të përplasjeve të brendshme për pushtet në regjimin iranian, ndërsa vazhdojnë negociatat mes United States dhe Iran.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar disa herë se udhëheqja iraniane është e përçarë, duke e përshkruar më herët regjimin si “seriozisht të fragmentuar”.
