“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Hoxha lëshon deklaratën e fortë
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ditën e sotme çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
I ftuar në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se ekzekutori dhe shuma e paguar për vrasjen e Martinajt, sipas tij, tashmë dihen, duke thënë se ish-biznesmeni nuk llogariti dot pushtetin që ai kishte.
“Çfarë provash ka deri tani? Ne sot e dimë kush është edhe ekzekutori. Dimë edhe shuma që u vendos për t’u vrarë. Nëse themi që ai që ka bërë vrasjen ka marrë 500 mijë, ai që e ka bërë mendon se ne nuk e dimë kush është? Ervis Martinaj nuk ishte një njeri që fshihej. Kishte qejf lokalet e natës, të shoqërohej me artistë, me politikanë, me njerëz të medias, me vajza të ekranit. Një njeri me këtë lloj horizonti dhe me kaq pushtet që mori…
