Aktualitet

Si parashikohet moti për ditën e sotme

KAON

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Deti, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?