Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres

KAON
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tiranë në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”.

 

Një motor i drejtuar nga 31-vjeçari, Sejdi Milla është përplasur me një biçikletë. Nga përplasja fatkeqësisht ka humbur jetën i moshuari, Luan Pirdeni që po lëvizte me biçikletë. 87-vjeçari që ka humbur jetën është babai i ministres Adea Pirdenit.

Policia njofton se 31-vjeçari është arrestuar ndërsa po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Tiranë, Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?