AktualitetAnalizePolitike

Axhami: Duhet reformë territoriale në interes të qytetarëve dhe jo reformë për interesa elektorale!

KAON

Shpëtim Axhami: Duhet reformë territoriale në interes të qytetarëve dhe jo refirmë për interesa elektorale!

Gjatë viteve që pasuan u pa qartë se kjo reformë, e ndërtuar më shumë në funksion të interesave elektorale dhe politike të Partisë Socialiste, nuk arriti të përmbushë objektivat e saj kryesore.

Pasojat në shumë zona të vendit kanë qenë të dukshme:
-zonat rurale sot ndihen më të largëta nga vendimmarrja,
-shumë fshatra humbën shërbimet administrative pranë tyre, duke përshpejtuar boshatisjen dhe emigrimin,
bashkitë tepër të mëdha u bënë të vështira për t’u menaxhuar, duke lënë shumë zona në harresë,
-sektorë me potencial të madh zhvillimi, si blegtoria dhe turizmi rural, u dobësuan

Për Partinë Lëvizja e Legalitetit, reforma administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve, jo mbi kalkulime politike apo elektorale.

Dy forcat e mëdha politike duhet të heqin dorë nga trajtimi i kësaj reforme si instrument elektoral dhe të angazhohen në një proces serioz, transparent dhe gjithëpërfshirës.

Në thelb të reformës, pavarësisht numrit të bashkive, i cili për mendimin tonë duhet të rritet. duhet të qëndrojnë disa prioritete themelore:
-si të afrohen shërbimet pranë qytetarëve dhe si do të rritet cilësia e tyre
-si të financohen bashkitë dhe si të rritet kapaciteti i tyre financiar
-sa autonomi reale do të kenë njësitë vendore
-si të ndalet boshatisja e zonave rurale,
-si të shpërndahet zhvillimi ekonomik në të gjitha zonat e vendit, veçanërisht në ato rurale.

Me vullnet të mirë arrihet çdo gjë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?