AktualitetPolitike

Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë mbi masën e sigurisë

KAON

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij.

Sipas dokumentit të paraqitur më 6 maj, Veliaj kërkon shfuqizimin e kësaj mase, duke kërkuar që ajo të zëvendësohet me një masë më të butë sigurie, siç është “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur”.

Rekursi pritet të shqyrtohet ditët në vijim nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?