Policia e Shtetit prezanton mënyrën e re të komunikimit me median dhe qytetarët. Hita: Rrisim transparencën
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita prezantoi ndryshimet e reja në mënyrën e komunikimit të institucionit me median dhe qytetarët.
Ai theksoi se transparenca mbetet një nga shtyllat kryesore të punës së policisë, me qëllim forcimin e besimit publik dhe rritjen e efikasitetit në informimin e qytetarëve.
“Jemi në shërbim të qytetarëve dhe transparenca është e domosdoshme në punën tonë, që të forcohet besimi mes qytetarëve dhe policisë. Mënyra se si përcillen ngjarjet ka sjellë shqetësime te qytetarët dhe, pas konsultimeve me specialistë të fushës dhe partnerët tanë, kemi vendosur një formë të re komunikimi më të përgjegjshme. Kjo nuk është tërheqje nga transparenca, por një hap përpara drejt një transparence më cilësore,” u shpreh Hita.
Sipas Hitës 4 janë shtyllat e reja të komunikimit që synojnë të përmirësojnë cilësinë e informacionit dhe të shmangin keqkuptimet në publik.
“1. Të gjitha të dhënat javore, mujore dhe vjetore do të jenë të aksesueshme për publikun në faqen zyrtare të Policia e Shtetit. 2. Efektivët në terren do të japin informacionin e nevojshëm për median dhe publikun në kohë reale, përmes njoftimeve zyrtare. 3. Drejtuesit e policisë do të zhvillojnë konferenca mujore për të prezantuar punën, sfidat dhe rezultatet në çdo qark. 4. Ngjarjet me impakt të lartë do të raportohen në mënyrë të plotë dhe në kohë përmes kanaleve zyrtare të institucionit. Ndryshimet vijnë si mënyrë për të rritur sigurinë në vend dhe për të forcuar besimin e qytetarëve ndaj institucionit tonë,” u shpreh ai.
Hita theksoi se mbingarkesa me lajme kriminale të fragmentuara mund të krijojë perceptim të shtrembëruar të realitetit dhe pasiguri te qytetarët.
“Informacioni i pakonfirmuar dëmton hetimet dhe besimin e qytetarëve. Policia e Shtetit nuk është vetëm kronikë krimi, por edhe parandalim, bashkëpunim me komunitetin dhe edukim qytetar,” u shpreh ai.
Në përmbyllje, Hita nënvizoi se qëllimi i reformës është krijimi i një komunikimi institucional më të saktë dhe më të përgjegjshëm.
“Qëllimi ynë është të informojmë më drejt, më saktë dhe gjithmonë në interes të sigurisë së qytetarëve,” deklaroi ai, duke shtuar se institucioni mbetet i ha
