Aktualitet

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohet kuzhinieri

KAON

Komisariati nr. 1 arrestoi 2 persona dhe shpalli 1 në kërkim për skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë. Burime bëjmë me dije se në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering, Sori-AL që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani. Ndërsa është proceduar edhe një teknologe tjetër.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer.

“Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?