AktualitetAnalize

Çfarë është shqiptari?

KAON

Çfarë është shqiptari?

Mbreti Gent: Është rrënja.
Mbretëresha Teutë: Është deti.
Gjergj Arianiti: Është vazhdimësia.
Gjergj Kastrioti: Është qëndresa.
Lekë Dukagjini: Është besa.
Pjetër Bogdani: Është drita.
Hasan Prishtina: Është sakrifica.
Abdyl Frashëri: Është bashkimi.
Sami Frashëri: Është vizioni.
Naim Frashëri: Është malli.
Mid’hat Frashëri: Është ndërgjegja.
Ndre Mjeda: Është lirika.
Jeronim De Rada: Është nostalgjia.
Kostandin Kristoforidhi: Është shkrimi.
Ismail Qemali: Është shteti.
Esad Pashe Toptani: Është oportunizmi.
Princ Vidi. Është përkohshmëria.
Ali Pashe Tepelena: Është autoriteti.
Isa Boletini: Është lufta.
Ahmet Zogu: Është rendi.
Sabri Godo: Është ekuilibri.
Hafiz Ali Korça: Është besimi.
Enver Hoxha: Është izolimi.
Ibrahim Rugova: Është dinjiteti.
Adem Jashari: Është flijimi.
Ukshin Hoti: Është vullneti.
Anton Çeta: Është pajtimi.
Azem Hajdari: Është guximi.
Hashim Thaçi: Është pavarësia.
Albin Kurti: Është kauza.
Ali Ahmeti: Është marrëveshja.
Fan Noli: Është fjala.
Gjergj Fishta: Është epika.
Faik Konica: Është ironia.
Eqrem Çabej: Është gjuha.
Arben Xhaferri: Është arsyeja.
Rexhep Qosja: Është debati.
Migjeni: Është revolta.
Ismail Kadare: Është kujtesa.
Dritëro Agolli: Është toka.
Lasgush Poradeci: Është ndjesia.
Nexhmije Pagarusha: Është melankonia.
Tefta Tashko – Koço: Është kënga.
Sander Prosi: Është magjia.
Ndrek Luca: Është burrnia.
Bekim Fehmiu: Është universaliteti
Aleksandër Moisiu: Është zëri.
Nënë Tereza: Është dhembshuria.
Sabiha Kasimati: Është dija.
Sevasti Qiriazi: Është shkolla.
Elena Gjika: Është Evropa.
Sali Berisha: Është protesta.
Edi Rama: Është imazhi.
Martin Camaj: Është mërgimi.
Dua Lipa: Është bota.

Është mikpritja.
Është ai që e gjen në çdo cep të botës.
Është ai që ikën, por nuk largohet kurrë.

Lutfi Dervishi

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?