Zbulohet fasada e Muzeut Historik Kombëtar pas përfundimit të restaurimit
Ka përfunduar restaurimi i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili ka publikuar edhe një video ku shfaqen ndërhyrjet e realizuara dhe pamja e re e godinës.
Restaurimi është realizuar në kuadër të programit EU4Culture, me financim nga Bashkimi Evropian dhe zbatim nga UNOPS, pas ndërhyrjes së mëparshme në mozaikun monumental të fasadës.
Muzeu Historik Kombëtar u mbyll për publikun më 15 mars 2024 dhe pritet të qëndrojë i mbyllur deri në vitin 2028, kur është planifikuar rihapja e tij pas përfundimit të plotë të projektit të restaurimit.
© BalkanWeb
Total 0 Votes
0
0
