Aktualitet

Sot gjyqi i Berishës, SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO

KAON

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zhvillohet sot në orën 12:30 seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur kreun e PD-së Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë 8 dëshmitarë, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes si dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani”.

Dëshmitarët e SPAK në seancën e sotme

Taulant Balla                Kallëzuesi i aferës Partizani
Afrim Tole                    Ish-shefi i Klubit Partizani
Isa Tare                        Ish drejtori i kompleksit
Bujar Labinoti              Ish drejtori i kompleksit
Albert Xhani                Ish presidenti i Partizanit
Paro Laçi                      Ish presidenti i Partizanit
Dhurata Çela                Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë
Petrit Kullolli                Topograf në AKKP Tiranë

Ndërkohë GJKKO në seancën e kaluar pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës  i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.

Kujtojmë që dosja “Partizani” me 333 fashikuj u dorëzua pasditen e 18 tetorit të viti 2024 në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme.

Sali Berisha akuzohet në këtë dosje për korrupsion pasiv. Jamarbër Malltezi e Fatmir Bektashi akuzohen për korrupsion e pastrim parash ndërsa dy të pandehurit e tjerë vetëm për pastrim parash.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe dhëndri i tij janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe përgjatë hetimit kanë mohuar akuzat. Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi është hetuar nën masën detyrim paraqitje. Xhimi Begeja e Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë gjatë kësaj kohe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?