Ndryshon sërish çmimi i karburanteve
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në treg.
Sipas njoftimit të sotëm, nafta do të shitet 203 lekë për litër nga 206 lekë që ka qenë. Ndërsa benzina nga 181 lekë shkon në 180 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, ora 11:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.
“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 ora 11.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”,- thuhet në njoftim.
