Kush e vrau çiftin Mujeci në Lezhë? Identifikohen 3 autorët
Kreu i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e regjistruar një ditë më parë në balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan me armë zjarri Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.
Në një konferencë për shtyp, Nasufi ka deklaruar se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona, përkatësisht shtetasit:
-Adriano Mhillaj 22 vjeç
– Florin Mhillaj 36 vjeç
-Renato Mhillaj 23 vjeç
Sipas Policisë, autorët kanë përdorur dy automjete në atentat, njëra prej të cilave e tipi “Audi A4”.
Po sipas policisë, nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.
Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.
