AktualitetShendet

Raporti: Shqipëria u dend me ilaçe të skaduara, sidomos me ato të listës së rimbursueshme

KAON
Barna të skaduara në sasi të mëdha të klasifikuara si “spitalore”, u lëshuan përgjatë vitit 2024 në farmacitë e hapura, që kanë kontratë me FSDKSH-në (Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor), për pacientë që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave.Përveç cilësisë së ulët të barnave të rimbursueshme, iu shtua edhe fakti që ishin të skaduara, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe abuzuar njëkohësisht në vlerën rreth 3.2 miliardë lekëKjo skemë u konstatua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditi të kryer në sistemin shëndetësor, specifikisht në FSDKSH.

“Nga importuesit farmaceutikë janë importuar barna të klasifikuara si ‘spitalore’ në një sasi prej 3,690,084 njësi, me vlerë 3,225,256,356 lekë, nga të cilat 159,760 njësi me vlerë të rimbursueshme 60,485,872 lekë janë shpërndarë në rrjetin e hapur, në kundërshtim me kontratat trepalëshe dhe përcaktimet ligjore. Në 207 transaksione të regjistruara në sistem, në 37 fatura shitjeje u konstatuan 102,778 njësi barnash me datë skadencë identike me datën e shitjes, ndërsa në 170 fatura të tjera u konstatuan 143,598 njësi barnash me afat skadence nga 1 deri në 5 ditë nga data e shitjes”, thotë KLSH në raportin e publikuar në tetor të vitit të kaluar.

Raporti nxjerr në pah dy nivele të problemeve: ‘Dëme financiare të drejtpërdrejta dhe të matshme’; dhe ‘Dobësi institucionale me kosto për financat publike’.

Sipas ekspertit, janë identifikuar humbje dhe rreziqe financiare në vlerë së paku 380-430 milionë lekë, duke mos përfshirë efektin financiar nga farmacitë e paanalizuara.

“Shkaku kryesor nuk është buxheti i pamjaftueshëm (të ardhurat tejkaluan planin), por dobësitë e kontrollit të shpenzimeve”, thotë Ciko. Ai evidenton “mangësi strukturore me e-Depo (depot farmaceutike), LBR pa metodologji të qëndrueshme, penalitete të paaplikuara, pasqyra financiare me gabime që krijojnë kushte favorizuese për abuzime të tipologjive të ndryshme me kosto ekonomike më të lartë se shifrat e dokumentuara”/Voxnews

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?