Bota

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm të situatës me Iranin

KAON
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një përshkallëzim të mundshëm të situatës me Iranin, duke vendosur një afat të qartë për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.
Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e Air Force One, teksa po kthehej drejt Uashington nga Phoenix, Trump deklaroi se armëpushimi aktual mund të mos zgjatet nëse deri të mërkurën nuk arrihet një zgjidhje përfundimtare për konfliktin.
Ai theksoi se presioni ndaj Iranit do të vazhdojë pa ndërprerje, duke konfirmuar se bllokada në portet iraniane mbetet në fuqi pavarësisht zhvillimeve diplomatike.
“Ka një bllokadë dhe, për fat të keq, mund të detyrohemi të rifillojmë bombardimet,” u shpreh presidenti amerikan, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të operacioneve ushtarake në rast dështimi të negociatave.
Deklarata e tij vjen në një moment delikat për rajonin, ku përpjekjet diplomatike janë ende në zhvillim, por tensionet mes palëve vijojnë të mbeten të larta.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?