AktualitetPolitike

Axhami: Reforma territoriale kërkon transparencë, dakortësi dhe seriozitet

KAON

Shpëtim Axhami: Reforma territoriale kërkon transparencë, dakortësi dhe seriozitet maksimal nga palët politike, veçanërisht nga anëtarët e komisionit parlamentar. Propozimet dhe vendimmarrjet duhet të bëhen mbi bazën e dialogut konstruktiv dhe dakordësisë së gjerë, në mënyrë që çdo debat shterpë dhe çdo pengesë e qëllimshme të kapërcehet me përgjegjësi institucionale.

Çdo përpjekje për të zvarritur procesin apo për ta orientuar atë drejt interesave të ngushta politike rrezikon ta çojë sërish reformën drejt dështimit, ashtu si ka ndodhur me dështimin e reformës së vitit 2014 bërë nga PS.

Reforma e re duhet të synojë:
-Afrimin real të shërbimeve vendore pranë qytetarëve, duke garantuar akses më të shpejtë dhe cilësi më të lartë në shërbime.
-Uljen e kostove administrative dhe shpenzimeve vjetore për çdo bashki, përmes menaxhimit më efikas të burimeve.
-Ndërtimin e një administrate vendore profesionale, të depolitizuar dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të komunitetit.
-Rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen vendore.
-Fuqizimin e autonomisë financiare të njësive vendore, duke u dhënë më shumë kompetenca në menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.
– Përmirësimin e përfaqësimit të qytetarëve në vendimmarrje, përmes mekanizmave të konsultimit publik dhe pjesëmarrjes direkte.
-Rishikimin e ndarjes territoriale në mënyrë të balancuar, duke marrë parasysh zhvillimin ekonomik, demografinë dhe identitetin lokal.
-Integrimin e teknologjisë në shërbimet vendore për të rritur efikasitetin dhe për të ulur burokracitë.

Reforma që pritet të propozohet nga komisioni parlamentar dhe të miratohet në Kuvend në korrik 2026 duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe afatgjatë. Ajo duhet të ndërtohet mbi konsultime të gjera me ekspertë, shoqërinë civile dhe qytetarët, në mënyrë që të sigurojë legjitimitet dhe zbatim efektiv.

Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet që reforma të mos jetë një instrument politik i radhës, por një hap i vërtetë drejt përmirësimit të qeverisjes dhe jetës së qytetarëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?