Berisha uron Pashkët
Berisha uron Pashkët: Vitin tjetër ta kremtojmë pa këtë të keqe që i ka rënë Shqipërisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.
Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.
Lideri demokrat dha edhe një mesazh politik, duke uruar që vitin tjetër Shqipëria ta kremtojë më mirë dhe pa të keqen, që i ka rënë për hise Shqipërisë.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor.
Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi parimet e porosive të tij, apo porositë e tij u shndërruan në, të themi, parimet morale të njeriut të qytetëruar, të qytetërimit perëndimor.
Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite.
Faleminderit!
