Masakra e Tivarit mbetet krim i madh komunist
Shpëtim Axhami: Masakra e Tivarit, vrasje dhe genocid masiv për spastim etnik, tradhëti dhe marrëveshje sllovo-komuniste kundër Kosovës dhe intersave tona kombëtare në tërësi🇦🇱
Kjo masakër e ndodhur në fund të Marsit dhe fillim të Prillit të vitit 1945 është një ndër ngjarjet më të dhimbshme në historinë e shqiptarëve, e ndodhur në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë kohë, mijëra shqiptarë nga Kosova u mobilizuan me forcë, me arsyetimin gjoja se do të dërgoheshin në front për të luftuar kundër forcave gjermane. Në realitet, ky mobilizim rezultoi fatal për shumë prej tyre.
Organizimi i kësaj masakre kishte si qëllim eliminimin e elementit shqiptar që kundërshtonte pushtetin jugosllav dhe forcimin e kontrollit mbi Kosovën, ishte marrveshje sllavo komuniste mes Titos dhe E. Hoxhës për pushtet, për të lënë jashtë trojeve etnike Kosovën ashtu si i interesonte jugosllavëve, marrveshje kundër asaj për të
cilën ndër të tjera kishin luftuar dhe kërkonin forcat nacionaliste në Kosovë dhe Shqipëri.
Gjatë rrugës për në Mal të Zi, duke filluar nga Kukësi, Fush-Arrës, Komsiqe e deri në Tivarë forcat e mobilizuara shqiptare u përballën me kushte çnjerëzore, uri, lodhje, dhunë fizike dhe vrasje. Me mbërritjen në qytin e Tivarit, shumë prej tyre u grumbulluan në hapësira të mbyllura, ku më pas u qëlluan me armë automatike në një akt ekzekutimi masiv ( krim në masë kundër njerëzimit)
Pasojat ishin katastrofike. Mijëra shqiptarë humbën jetën, ndonëse numri i saktë i viktimave mbetet i paqartë dhe i diskutueshëm ( rreth 4.000)
Masakra e Tivarit mbetet krim i madh komunist, një simbol i padrejtësive dhe tradhëtive tona historike kombëtare si dhe një kujtesë e rëndësishme për nevojën e zbardhjes të së vërtetës dhe respektimit të viktimave ashtu si dhe duhet.
