Aktualitet

Kush është Skënder Hita dhe detyrat që ka mbajtur

KAON

Skënder Hita është zgjedhur si drejtuesi I ri I Policisë së Shtetit. Ai ka një karrierë në disa qarqe të vendit.

Më herët ai ka punuar në qarqet Durrës, Dibër dhe Shkodër.

Hita ka kaluar më parë procesin e vetingut në polici në vitin 2021, ku nga hetimet e bëra u konfirmua pastërtia e figurës së tij. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk konstatoi asnjë problem si në komponentin e pasurisë as në aftësitë profesionale të Hitës.

Kujtojmë se edhe në garën e parë e kryer dy vite më parë, Hita ishte një në tre emrat më të lakuar, por në fund u vendos që në krye të policisë të vendosej Ilir Proda.
Kujtojmë se dy ditë më parë në emisionin “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se një nga emrat më të mundshëm për tu zgjedhur në krye të Policisë, ishte Hita.
“Ka një konkurs për këtë detyrë. Kandidatët janë 14 zotërinj, dy zonja u s’kualifikuan. Ata iu përgjigjen intervistës. Është ngritur një komision, ku marrin pjesë zv.ministri i Punëve të Brendshme, sekretarja e përgjithmonë e ministrisë dhe drejtuesja e AMP, të cilët dje kanë bërë pikëzimin e kandidatëve dhe e kanë dorëzuar listën te ministri Llamallari. Disa prej tyre, kanë pasur performancë të mirë. Gara është ngushtuar dhe vërtet rreth 3-4 emrave. Emrin e propozon ministri dhe më pas ia dërgon Këshillit të Ministrave. Unë do të marr guximin të them 3-4 emra, që janë potencialë; Skënder Hita, drejtor aktual i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika, që është në Akademinë e Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, që ka mbajtur poste të rëndësishme në Polici dhe Afrim Tafa. Por Rama mund të bëjë surpriza. Policia ka sfida para. Ndaj ky është momenti që drejtori i ri i policisë, të ketë kurajë dhe të thotë; jo përballë politikës!”, tha ajo.
Nga ana tjeter opozita akuzone se: Mësohet se gjatë ditës së sotme Edi Rama ka emëruar njeriun e Belinda Ballukut në krye të policisë së Shtetit. Ish drejtori i Fierit Skender Hita i akuzuar nga opozita që u përdor gjatë fushatave elektorale në favor të Ballukut prej sot do të drejtojë policinë.

Skënder Hita gjithashtu është fotografuar në kafe me prokurorin special Altin Dumani.

 

Ndër favoritët në garën për Kryepolic të Shqipërisë, FOTO: Skënder Hita në kafe me Altin Dumanin

Takimi nuk është zyrtar dhe kjo kuptohet lehtësisht edhe nga veshja e të dyve. Altin Dumani duket i veshur casual, me pantallona të shkurtra, ndërsa Skënder Hita po ashtu. Ata dallohen në një lokal në bregdet dhe nuk dihet nëse fotografia është aktuale.

Skënder Hita, si drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit, ka pasur mbi supe akuza të shumta nga opozita. Gjatë zgjedhjeve, Gazment Bardhi e akuzonte si ushtar të Belinda Ballukut, duke paralajmëruar se do t’i bënte padi në SPAK.

Por fotografia e publikuar tregon se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta. Çfarëdo porosie të ketë pasur shefi i policisë së Fierit nga Belinda Balluku, SPAK ishte një hap para denoncimeve të opozitës. Ballukun asokohe e kishte nën hetim, ndërsa drejtuesin e policisë e kishte në kafe

 

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?