Përplasja Rama-Spiropali, Peleshi: Janë thashetheme!
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes Edi Ramës dhe, Elisa Spiropali në Grupin parlamentar të PS-së.
Sipas Peleshit, raportimet për debatin janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.
Pyetje: A ka përçarje në PS?
Niko Peleshi: Nëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.
