AktualitetPolitike

Nafta më e shtrenjta në Europë, Rama: Bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve

KAON

Bordi i Transparencës do të funksionojë si një mekanizëm monitorues dhe jo si përcaktues arbitrar i çmimeve të karburanteve. Kështu deklaroi Edi Rama në nisje të podcastit të së dielës, duke iu referuar situatës së çmimeve në vend.

Sipas tij, detyra e kësaj strukture është vendosja e çmimeve tavan dhe parandalimi i abuzimeve në dëm të konsumatorëve.

“Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh. E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli i tij është të sigurojë transparencë dhe, nga ana tjetër, të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?