AnalizePolitike

Katër të rejat në protestën e opozitës sonte

KAON

Katër të rejat në protestën e opozitës sonte

Nga Alfred Lela:

Së pari, si në asnjë protestë në botë, Policia i trajtonte protestuesit si ushtarë në luftë. Kjo u duk kur makina ujëhedhëse, shoqëruar me forca speciale, e ndiqte nga pas varganin e protestuesve, krejt ndryshe nga sa është praktika operacionale botërore, ku policia shërben si pritë ndaj turmave, nuk përpiqet t’i bllokojë nga të gjitha anët, ato duke ndjekur strategji ushtarake, në situata civile.
Së dyti, Policia pati përkujdesje maksimale për të kthyer në zonë shtetrrethimi perimetrin e ish-Bllokut komunist, tani një lagje rezidenciale. Një gjë e çuditshme, e cila me sa duket lidhet me incidentin e protestës së shkuar ku u sulmua vila e diktatorit Hoxha, dhe drejtori i Policisë u largua nga detyra.
Së treti, agresioni ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili nuk ishte rastësor, por i drejtpërdrejtë, me spraj në fytyrë, nga një distancë shumë e afërt.
Së katërti, si asnjëherë më parë në protestat e opozitës, pati flamuj gjermanë dhe parulla në gjermanisht. Duket se ‘gjermanishtja’ u bë gjuha e protestës, dhe me sa duket kjo lidhet me qëndrimin shumë të fortë dhe kritik të Berlini ndaj ‘rastit Balluku’, “AKSHI” dhe Ramës e qeverisë së tij në përgjithësi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?