Stil/Jetë

51 vjet më parë shuhet…Onassis

KAON

51 vjet më parë…Shuhet Onassis

Shuhet në Francë, pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri, Aristotle Socrates Onassis (20 Janar 1906 – 15 MARS 1975), miliarderi me i madh grek dhe njekohesisht nje nga njerezit me te famshem te shekullit XX.

I lindur ne Izmir ne një familjeje të varfër, ai arriti të ndërtonte një perandori madhështore, të bazuar kryesisht në aktivitete tregtare.

Dhe te mendosh qe aventura e grekut te lindur ne Azine e vogel nisi me 250 dollarë në xhep dhe me një leje të vlefshme për kolonitë e reja.

Onasis u nis për në Argjentinë me një biletë të klasit të tretë midis mijëra emigranëtëve në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.

Milionin e parë Onasis e siguroi në Argjentinë nga prodhimi dhe shitja e cigareve…

Perveç biznesit te tij te suksesshem Onasis mbahet mend edhe per lidhjen romantike me Maria Callas dhe martesen ne vitin 1968 me Zhakline Kenedin gruan e ve te John Kenedit.

Amerikanet gjate takimit ne Kine ne vitin 1972 nepermjet Kissingerit ( Sekretarit te Departamentit te Shtetit), nisur edhe nga mosha e madhe e Mao Ce Dunit (asokohe 79 vjeç), dyshonin ne inteligjencen e tij dhe per te qene te sigurte ne suksesin e kesaj vizite e “provokuan” me nje nje pyetje…
“Cfare do te ndodhte ne bote nese ne vitin 1963 nuk do te ishte vrare Presidenti Kenedi, por kryeministri sovjetik Nikita Hrushov?”
Pergjigja e liderit kinez ishte shume lakonike: “Nuk mund ta parashikoja por per nje gje do te isha i sigurte… Onassi nuk do te martohej kurre me Ninen, gruan e Hrushovit”

Onasis ishte nje frekuentues i botes se modes, kinemase, spektaklit.

Lee Radziwill (1963), Maria Callas (1959 – 1968), Gloria Swanson (1941 – 1943), Eva Perón, Simone Simon, Greta Garbo (1955), Veronica Lake, Dolores Del Río, Jeanne-marie Rhinelander, kane bere pjese ne koleksionet romantike te miliarderit grek qe ishte vetem 1.65 m i gjate.

Por jeta e tij pati edhe dramat…
Shume i ri djali i tij Aleksander humbi jeten ne nje tragjedi ajrore ne vitin 1973.

Pas vdekjes te se bijes Tina ne vitin 1988, trashëgimtarja e vetme e pasurisë është mbesa e tij Athina (vajza e Tines), e cila ka përfituar testamentin e gjyshit të saj, që kap shifrën e rreth tre miliardë dollarëve.

Nga Saimir Kadiu

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?