Skandal/ Çahet dhe fut ujë tuneli i Skërficës
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka denoncuar se tuneli i Skërficës në rrugën Karrdhiq-Delvinë është prishur.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, Zhupa ka shpërndarë pamjet nga brenda tunelit të prishur, ku dallohet uji që ka mbuluar trashenë e rrugës.
‘Live! Çahet dhe fut ujë tuneli i Skërficës! Alarm sigurie dhe sirenë për hetime nga drejtesia! Zot i mbroftë shqiptarët nga hajdutëria që mund t’i vras’, shkruan Zhupa.
Total 0 Votes
0
0

