Aktualitet

Bllokohen 738 kilogram mish pule i KMY-së

KAON
Gjatë një inspektimi pranë biznesit KMY në Tiranë, AKU ka konfiskuar 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule.

 

 

Sipas inspektorëve, mishi ishte i përfshirë në proces të pahijshëm ngrirjeje dhe shkrirjeje, duke qëndruar në kontakt me tokën dhe pranë ambienteve të prekura nga myku dhe ndryshku.

Për shkak të këtyre kushteve, aktiviteti i biznesit KMY është pezulluar deri në përmbushjen e standardeve higjeno-sanitare.

Një tjetër aksion është zhvilluar në operatorin “Bonum”, ku inspektorët konstatuan kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare në baxhon ku prodhohej djathi.

Muret e lagështa dhe prezenca e mykut kanë çuar në vendosjen e masës administrative me gjobë prej 300 mijë lekësh dhe bllokimin e 329 kilogramëve djathi

 

AKU njoftoi se produktet e konfiskuara nga të dy kompanitë do të asgjesohen për të parandaluar çdo rrezik për konsumatorët.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?