AnalizePolitike

Kush e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe kush po lufton për nderin e saj!

KAON

Kush e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe kush po lufton për nderin e saj!

/Belind Këlliçi/

Edi Rama e theksoi dhe sot tezën që përpiqet ta mbajë gjallë edhe me shumë opinionistë pranë tij, sikur protestat po dëmtokan imazhin e Shqipërisë. Ai u shpreh ekzaktësisht se protestuesit janë jashtëderdhje në bulevard për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Kjo është mbrojtja më e ulët që një i kapur në korrupsion dhe afera kriminale mund të bëjë. Protestat po dëmtojnë qeverinë dhe Edi Ramën, jo Shqipërinë. Sa për gjuhën ordinere të përdorur prej tij, nuk besoj se ja vlen më ta komentosh këtë qënie banale!

Kur ai e identifikon veten me atdheun, bën dy herë gabim.

E para kërkon të gjejë një strehë që nuk i takon, e dyta e damkos Shqipërinë. Vendi nuk ka asnjë ngjashmëri me Edi Ramën. Shqiptarët nuk janë të korruptuar si ai, nuk janë të lidhur me krimin e bandat si ai. Ndryshe nga ai, shqiptarët e duan drejtësinë.

Kjo tezë e neveritshme sikur protestat e Opozitës dëmtojnë Shqipërinë, janë në fakt dhe një akuzë shtesë ndaj atyre që i bëjnë. Opinionistët pranë Ramës po u thonë jerëzve se kur qeveria kapet duke vjedhur, duhet të heshtin e ta pranojnë si normalitet.

Pra se ata vetë, njerëzit e kësaj teze, këtë bëjnë. Kjo do të thotë të bëhesh pjesë e hajdutërisë. Dhe kjo flet për integritetin e atyre që mbajnë këto qëndrime.

Sa për Edi Ramën, ai patjetër që do të dëshironte një Opozitë që jo vetëm nuk shfaqet kur ai vjedh, por mundësisht të ndajë dhe plaçkën me të që të jetë krejt i qetë.

Shqipërinë dhe imazhin e saj e dëmton ai që qendron mbi ligjin dhe bën me tenderat e pasuritë e vendit si t’i dojë qefi, ai që nëpërkëmb parlamentin, ai që fyen e kërcënon ata që nuk mendojnë si ai, ai që pi verë 33 mijë euro shishja teksa qytetarët kanë fuqinë më të ulët blerëse në rajon dhe pothuajse gjysma janë në nivelin e varfërisë, ai që cakton kordinator për menaxhimin e krimit të organizuar, ai që bandat më të rrezikshme në vend i ka miq e ortakë.

Imagjino sikur në këtë vend të fyer e të poshtëruar nga Edi Rama, të kishte një Opozitë që nuk flet, që nuk denoncon, që nuk proteston. A nuk do të ishte ky fundi zyrtar i Shqipërisë?

Në fakt, ata që po qendrojnë kundër krimit e korrupsionit, kundër imunitetit special të Edi Ramës e njerëzve të tij të ngushtë para drejtësisë, po i shpëtojnë nderin vendit.

Dhe shumë shpejt do ta shpëtojnë edhe Shqipërinë duke e çliruar nga kryeministri më i korruptuar në Europë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?