Aktualitet

Rezidenca qeveritare në Dajt kthehet në resort me 5-yje, tenderin sekret 6 mln euro e fiton “Hastoçi”

KAON

Rezidenca qeveritare në Dajt po shndërrohet në një resort me 5 yje, me pishinë dhe ambiente luksoze, e cila po ndërtohet me plot 6 milionë euro, pas një tenderi të shpallur nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Ditët e fundit, KKT-ja, e cila drejtohet po nga krerët e shtetit, ata të cilët do të frekuentojnë ambientin, ka zbardhur lejen e ndërtimit.

Sipas dokumenteve, qeveria ka zbardhur lejen për objektin “rivitalizimi i rezidencës qeveritare, vila Dajt”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Në lejen që ka hulumtuar redaksia jonë, janë të bashkëngjitura harta e zonës si dhe fotot e projektit, teksa rezidenca do të jetë me punime guri, druri dhe do të ketë edhe pishinë.

Ata që do të përdorin rezidencën dhe vetë pishinën do të shohin ndërtimet kaotike në Tiranë, apo nëse pushojnë natën, kur në bulevard do të protestojë opozita, do të shohin flakët e molotovëve apo të fishekzjarrëve. Duket se, në mandatin e katërt, këta qeveritarë po “kopjojnë” stilin e diktatorit Enver Hoxha, që kishte rezidenca nga veriu në jug, nga Tirana në Pogradec, Vlorë apo Dhërmi, apo edhe Sarandë.

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,
Faksimile: Leja e KKT e zbardhur ditët e fundit për Rezidencën Qeveritare në Dajt

Në dokumente përcaktohet se sipërfaqja e përgjithshme e truallit është 15 mijë m², teksa mësohet se janë dy pasuri, ose vila të ndara ku qëndrojnë krerët e shtetit apo edhe bëjnë takime. Mësohet se vila e parë ka një sipërfaqe prej 450 metra katrorësh dhe vila e dytë me sipërfaqe 672 metra katrorë.

Drejtoria Qeveritare shkruan se, krahas rikonstruksionit të të dy vilave, do të bëhet edhe një ambient i ri, një sallë konferencash. Sipas tyre, sipërfaqja që do t’i nënshtrohet rivitalizimit është plot 1625.5 m².

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,

Rezidenca qeveritare në Dajt shndërrohet në resort me 5 yje,
Në foto: Projekti i Rezidencës Qeveritare në Dajt, me pishinë dhe ambiente çlodhëse

Nëse bëhet sipas projektit, do të kthehet në një resort me 5 yje. Do të restaurohen të dy vilat, me punime guri e druri.

Do të bëhen veranda dhe ambiente çlodhëse. Kaq shumë e kanë të nevojshme këtë relaks zyrtarët shtetërorë? A kanë pushuar kaq shumë se, me taksat e shqiptarëve të varfër, të ndërtohet një resort?!

Në dokumente rezulton se këta qeveritarë kanë kërkuar edhe ndërtimin e një pishine panoramike. Vendndodhja e vilës e bën shumë atraktive përdorimin e rezidencës, pasi është brenda Parkut Kombëtar të Dajtit. Madje, në momentin që këta shtetarë të lahen në pishinë, panorama e tyre do të jetë smogu i Tiranës.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare e ka finalizuar tenderin sekret dhe fitues është shpallur kompania “Hastoçi”, teksa vlera e tenderit për rivitalizimin ishte 619 milionë lekë, ose mbi 6.2 milionë euro./ VoxNews

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?