AnalizePolitike

Deputetet e pasuruar në mënyrë te paligjshme nuk mund të jenë zëri i qytetarëve të varfër !

KAON

Paulin Marku.

Deputetet e pasuruar në mënyrë te paligjshme nuk mund të jenë zëri i qytetarëve të varfër !

1.Politika shqiptare në këto vite ka prodhuar deputet të pasur dhe jo politikanë vendimarrës për fatet e vendit dhe qytetarëve.

2.Politika nuk duhet të jetë strehë e paligjshme për deputetët të cilat pasuritë e tyre janë në vlera të pallogaritshme, pa punuar asnjë ditë , por vetem duke bërë politikë.

3.Të pasurohesh me djersen e ballit është vlerë dhe krenari ,por të pasurohesh permes politikës dhe posteve zyrtare është fatkeqësi dhe krim shtetëror.

4.A ka mundësinë një deputet me vila lluksoze, jetë të shfrenuar harxhimesh ekonomike, fëmijë të shkolluar në shkollat më të shtrenjta ,të flasë për pensionistët, ndihmën ekonomike , papunësinë dhe varfërinë.

5.A duhet drejtësia të merret me pasuritë e tyre të paligjshme ,përfitimet ,privilegjet duke abuzuar në emër të detyrës dhe shtetit.

6.Deputetët që në brendësinë e tyre kanë lidhje të dyshimta me botën e krimit ,nuk mund të jenë përfaqësues denjitozë të pushtetit legjistativ dhe zëri i qytetarëve të pambrojtur.

7. A mund të jetë një garë e barababartë elektorale mes deputeteve pasanikë politikë dhe intelektualeve ,profesoreve ,njerzëve të dijes dhe shkences për tu përfaqësuar në parlament.

8.Shumica e të rinjve në Shqipëri dhe diasporë e kanë të vështirë të përballen më këtë situate reale dhe mendojnë të largohen dhe të mos përfshihen në politikë.

9.Mandati i deputetit nuk mund të jetë mbrojtje e pasurimit të paligjshëm,por duhet të jetë përgjegjësi dhe llogaridhënje për fatet dhe jetën e përditshme të qytetarëve të varfër.

10.Vetingu politik, ekonomik ,juridik , social është domosdoshmëri dhe nevojë reale për çdo deputet para kandimimit nga kryetaret e partive politike.

Pasurimi nga politika është fatkeqësi dhe kërcënim për demokracinë !

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?