AktualitetPolitike

Vlerësime për Mbretin Zogu I-rë

KAON

Vleresime për Mbretin Zogu I-rë
Personalitete Amerikane dhe Britanike.

Përgatiti: Ilir Kuka

-“ Me Mbretin Zog I-rë gurët themelore të një Shqipërie të fortë, të lumtur dhe të pavarur u vunë në vend.”
Herman Bernstain i Derguar i Jashtezakonshem dhe
Minister i Plotefuqishwm Ambasador i SHBA Tirane vitet 1930-1933: “Mbreti Zog kallezon historine e tij”

-“……..Kam ndjekur me vemendje veprimtarine e Mbretit Zog gjate nje pjese te madhe te jetes se Tij, kam vënë re se ai u suall në një mënyrë të atillë që fitoi respektin e gjithë atyre që shërbejnë për kauzën e demokracisë. Historia e radhiti Mbretin Zog si një luftëtar të pafrikshëm të popullit Shqiptar.
Mbretërimi i Tij në atë vend të vogël mori fund me 7 prill 1939 kur ushtria e Musolinit thyen fuqitë e vogla të Mbretit Zog. Por dedikimi i Tij kauzës së Shqiperisë qe i tille që, gjer në ditën e vdekjes ay njihej nga shumë si Mbret i Shqiptarëve dhe vazhdonte të kërkonte rrugën e çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha komuniste
John Sparkman Senator SHBA 1961

“….. në periudhën e qeverisjes se Mbretit Zog, Shqipëria për herë të parë në historinë e saj u ngrit nga një “shprehje gjeografike” në një mbretëri, në shtet të pavarur me perspektiva përparimi në sajë të një politike të jashtme të arësyeshme që ndoqi sovrani.
Ahmet Zogu nuk ishte në asnjë mënyrë një Esat Pashë i dyte dhe vegël e jugosllavëve, por një patriot që pavarësisht nga ambicja personale kish qëllim të qeveriste për interesat e vendit.
I Swire: “Ngritja e nje Mbreterie”

-“Diktator” mrekullisht liberal suksesi i të cilit në krahasim me paraardhësit e tij ishte se ai me politikën e jashtme që ndoqi, mundi t’a mbante Shqiperinë të stabilizuar e të pavarur afërsisht për dy dekada”
N. Bethel: “Tradhetia e Madhe”

-“Ai (Ahmet Zogu) është politikani me impresionant qa kam takuar në jetën time.J. Amery: “Djemte e Shqipes”

 


……..Zogu arriti mrekullisht të zbuste një kontradiktë tepër serioze me rreziqe për pavaresinë e vendit. Shqipëria ishte e varfër dhe kish nevoje për mbështetje financiare. Kështu Zogu nga njëra anë duhej të qetësonte italianët dhe njëkohësisht të ndalonte përpjekjet e tyre për të ndërhyrë në politikën e brendshme të vendit, duke penguar njëkohësisht format e kolonizimit. Shumë e sulmonin se e kishte shitur vendin Italise, kurse e vërteta ishte se ai ishte ftohur me italianet duke kundërshtuar realizimin e lakmive te tyre.
Mbreti Zog ishte një atdhetar i sinqertë, i dhënë për ruajtjen e pavarësisë së vendit te tij dhe integritetit tokësor të atdheut”
Rayan: Minister Britanik vitet 30

-“ Si rrjedhim i mbretërimit të Tij gjatë periudhës vendimtare gjatë të cilës ai ushtroi pushtetin dhe personalitetin e Tij dinamik, kontributi që dha Mbreti Zog për zhvillimin e mëtejshëm të Shqiperisë ishte i një rëndësie të veçantë….
Zogu është Ai që hodhi themelet e shtetit të centralizuar Shqiptar dhe ndihmoi në ushqimin e frymës së krenarisë kombëtare në Shqiperi.
Bernd J Fisher: ” Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitetin ne Shqiperi”

-“ Ndryshimi midis Nolit dhe Zogut ishte, se ndërsa Noli ishte për ndryshime të menjëhershme me anë revolucioni, Zogu ishte për nje ndryshim të ngadalshëm duke u mbështetur edhe mbi traditën Shqiptare
Lee Politikan dhe historian amerikan

-“……..Posi një zog feniks doli Shqipëria e re prej hirit që e kishte mbulue. E udhëhequr nga Mbreti i Saj i Madh shkaba Shqiptare e rimori atë fluturimin e vet që do ta çoje ne fitore dhe në madheshtinë e merituem
S.E.Baron Berger Wandennegg

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?