Aktualitet

EMRI/ Arrestohet ish-drejtori i AKU-së Durrës

KAON

Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, është arrestuar nga Policia këtë të diel.

Sipas Policisë, Varaku, është vënë në pranga pasi akuzohet për shkatërrim të objekteve të punës dhe përdorim të gjuhës kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune.

Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurosisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?