Oltion Çaçi i Sarandës po shkatërron bregdetin…
Një skandal i vërtetë po ndodh në Sarandë e më saktësisht në Ksamil që është pjesë e Bashkisë Sarandë.
FSHZH po ndërmerr punime për një vepër publike pa u marrë vesh me pronarin e truallit. Veç kësaj, punimet që kanë afat 24 muaj, po ndërmerren pa leje mjedisore e aq më keq pa ekspozimin e të dhënave të investimit përmes një tabele çka dhe është detyrim ligjor. Në Ksamil punohet me një shpejtësi marramëndëse vetëm e vetëm që të bëhet fakt i kryer ndërtimi i kësaj vepre dhe që pronarin e truallit që zotëron një pjesë të mirë të kësaj hapësire, t’a lëjë me gisht në gojë.
Kjo ndodh ditën me diell dhe që duket se po Bashkia e Sarandës po operon si një bandë me faktin e kryer.
Mësohet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit është investitori i kësaj vepre ndërkohë që nuk dihet sesi FSHZH të ketë rënë në kurth nga Bashkia e Sarandës kur kjo e fundit e ka garantuar atë që trualli është public dhe se nuk ka kompleksitete.
Punimet kryhen nga firma ndërtuese që ka caktuar FSHZH. Ndërkaq mësohet se ky skandal është unik në llojin e vet sepse ka në bosht praktikat moniste të shpronësimeve me dhunë. Por në raport me këtë praktikë, kjo është shumë herë e më e rrezikshme, pasi me këtë veprim, çdokush që ka pronë në bregdet dhe kudo tjetër, është I rrezikuar që të përballet me bandën shtetërore që në këtë rast është Bashkia e Sarandës.
